.
Published On: Fri, Jul 28th, 2017

Vëllaznimi fiton miqësoren ndaj Vllaznisë

Share This
Tags

Dardan Rogova i ka dhënë fitoren Vëllaznimit në ndeshjen miqësore ndaj Vllaznisë së Pozharanit që u zhvillua të enjten në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Kuqezinjtë kanë hyrë në një fazë intensive të përgatitjeve për sezonin e ri të Superligës së Kosovës, me trajnerin Munishi që kërkon që lojtarët t’i hyjnë garës në nivelin e duhur fizik e taktik.

Për të premten është paralajmëruar edhe një tjetër miqësore, gjithashtu në Gjakovë kësaj radhe ndaj Trepçës ’89 ku do të provohen edhe lojtarë të tjerë të cilët kërkojnë të bindin Munishin të veshin fanellën e Vëllaznimit për sezonin e ri./radiogjakova/