Vëllaznimi hedh në treg kartelat vjetore
Vëllaznimi vijon përgatitjet në fushë për sezonin e ri të Superligës së Kosovës, ndërsa paralelisht kryesia e klubit po punon që të krijohen të gjitha kushtet për një prezantim dinjitoz të kuqezinjve.
Kështu, klubi ka hedhur në treg kartelat vjetore për sezonin 2017/18.
Kartelat vjetore për tribuna kushton 50 euro, ndërsa kartela VIP 300 euro. Çdo i interesuar mund t’i sigurojë kartelat çdo ditë pune në zyrat e stadumit të qytetit./radiogjakova/