.
Published On: Fri, Aug 29th, 2014

Vëllaznimi i dorëzon trofeun Kusari-Lilës

Share This
Tags

gjeraj-mimozaKryetarja e Komunës së Gjakovës ka pritur kryesinë dhe përfaqësuesin e klubit të futbollit Vëllaznimi, të cilët i ka përgëzuar për suksesin e arritur në kampionatin e shkuar ku arritën të rikthehen në elitën e futbollit kosovar, si dhe për startin e suksesshëm në dy xhirot e para, ku shënuar një fitore si vendës dhe një barazim si mysafir.

Suksese të mëtejme nga kryetarja Mimoza Kusari Lila janë përcjellë për klubin me traditë dhe me suksese në futbollin tonë, duke shprehur gatishmërinë që pas disa  vështirësive të tejkaluara në klub të vazhdohet edhe njëherë me mbështetjen institucionale të Komunës, pasi jo vetëm se mbështetet klubi, por dhe rinia si pjesë e tifozëve.

Vlen të potencohet se kryetarja Mimoza Kusari Lila, pasi nga kapiteni i ekipit, Robert Gjeraj, morri kupën e kampionit të sezonit që përfundoi të Ligës së Parë të Kosovës, ka njoftuar kryesinë e klubit, trajnerin Genc Hoxha dhe futbollistin Robert Gjeraj për iniciativat që do t’i ndërmarrë Komuna e Gjakovës për shndërrimin  e stadiumit në ndërmarrje publike komunale, e cila do të inicohet në asamblenë komunale dhe në ministrinë përkatëse të qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet menaxhimi dhe investimet nga investitorë që do të shprehnin interes.

Mentor Nela, kryetar i klubit, ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur synimet për suksese të mëtejme të klubit.