.
Published On: Wed, Sep 27th, 2017

Vëllaznimi i rikthehet fitoreve, mposht Besën

Share This
Tags

Skuadra e Vëllaznimit i është rikthyer fitoreve pas tri xhirove në Superligën e futbollit kosovar.

Në ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, kuqezinjtë mposhtën me rezultat minimal 1-0 Besën e Pejës.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Semir Zeneli në minutën e 65-të.

Ndeshjen e ardhshme, Vëllaznimi e luan sërish si vendas, kësaj radhe të dielën ndaj kampionit Trepça ’89./radiogjakova/