.
Published On: Sat, Jun 24th, 2017

Vëllaznimi, javën e ardhshme mblidhet kryesia

Share This
Tags

Gjatë javës që vjen pritet takimi i parë i kryesisë së klubit të futbolit Vëllaznimi në të cilën do të rekapitulohet kampionati i shkuar dhe do të përcaktohen detyrët për prezantim sa më dinjitoz në superligën e Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve, deri më tash Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me shumicën e futbolistëve për të vazhduar më tutje, ndërkohë që ka emëruar kryetrajnerin e ri Ismet Munishin.

Po ashtu, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin Samir Sahiti nga Trepça e  Mitrovices.

Kampionati i ri i Superligës fillon më 19 Gusht./radiogjakova/