.
Published On: Tue, Feb 18th, 2014

Vëllaznimi mposht Rahovecin

Share This
Tags

vellaznimi-kfGjakovë- Klubi futbollit Vëllaznimi e ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese, në të cilën e ka mposhtur ekipin e Rahovecit me rezultatit 2 me 1. Ndeshja e cila gjithashtu u zhvilluar edhe në kuadër të aktiviteteve festive të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, u përcoll nga mbi 500 shikues, dëshmi kjo se adhuruesve gjakovar të futbollit, u kanë munguar ndeshjet e ekipit të tyre të zemrës.

Në këtë takim gjakovarët ishin dukshëm më të mirë se miqtë nga Rahoveci, duke u prezantuar me një lojë të rrjedhshme dhe të bukur. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të, pasi Yll Myrta shfrytëzon bukur një krosim nga Kasapi. Golin e dytë për gjakovarët e ka shënuar talenti i ri Lorik Rudi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënojë  Mullaabazi./radiogjakova/