.
Published On: Sat, Oct 25th, 2014

Vëllaznimi mposhtet nga Drenica

Share This
Tags

vellaznimi-Sa më shumë që kalojnë javët, Vëllaznimi aq më tepër i largohet kreut të klasfikimit të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Pas një jave me shumë zhvillime në kampin kuqezi, shoqëruar me bojkote për mos pagesën e pagave apo sjelljen e fanellave të reja nga donator nga diaspora, Vëllaznimi e ka përmbyllur atë në mënyrën më të dhimbshme, duke humbur në Drenicë.

Drenica arriti të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 26-të kur gjyqtari i ndeshjesh tregoi gishtin nga pika e penalltisë duke ndëshkuar me të kuq portierin e Vëllaznimit Altik Muhaxhirin. Taulant Dajaku shënoi për epërsinë minimale 1-0, ndërsa shpresat për një rezultat pozitiv u shuan në të 64-ën kur Ruhan Foniqi ngriti epërsinë në 2-0.

Pas javës së dymbëdhjetë Vëllaznimi renditet në vendin e nëntë me 13 pikë, nëntë më pak se lideri Ferronikeli. Në javën e ardhshme kuqezinjtë presin në Gjakovë Dritën e Gjilanit ky synohet fitorja e katërt e këtij sezoni./radiogjakova/