Vëllaznimi mposhtet nga Llapi
Vëllaznimi e mbylli javën në të njëjtën mënyrë si e nisi, në mënyrën më të keqe të mundshme. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga Llapi në Podujevë.
Kjo ndeshje erdhi pas telasheve financiare që dërguan në bojkot dy ditor futbollistët të cilët iu rikthyen stërvitjeve vetëm të enjten pasdite.
Sa i përket ndeshjes, që nga minuta e parë, Llapi u tregua i rrezikshëm ndërsa nuk vonoi dhe pas 13 minutave e gjeti golin e epërsisë. Gentrit Begolli harkoi bukur në zonë, ndërsa Mirlind Daku shënoi për 1-0.
Vëllaznimi filloi mirë pjesën e dytë duke sulmuar dhe goditi shtyllën nëpërmjet Rudit, po vendasit u treguan më të saktë kur shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Namanit.
Javën e ardhshme, kuqezinjtë presin në Gjakovë Besën e Pejës në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Superligës së Kosovës./radiogjakova/