.
Published On: Sun, Apr 26th, 2015

Vëllaznimi ndal Ferronikelin, barazim në Gjakovë

Share This
Tags

vellaznimi-Vëllaznimi ka arritur të ndal liderin e Raiffeisen Superligës së Kosovës, Feronikelin në një barazim pa gola në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Edhe pse për mënyrën se si morri ndeshja “kuqezinjtë” ndoshta kanë mundur të arkëtojnë tre pikë.

Ndeshja ishte e tensionuar dhe në minutat e fundit është ndërprerë për tetë minuta pasi skuadra mike pretendoi për një goditje dënimi në afërsi të zonës së “kuqezinjve” për cka detyroi gjyqtarin kryesor të ndeshjes të jepte dy kartonë të kuq për Ferronikelin.

Përkundër mungesës së Behar Maliqit dhe Isa Eminhazirit që u larguan nga ndeshja, Vëllaznimi nuk arriti të rrezikonte asnjëherë seriozisht portën në 13 minutat deri në përfundim të ndeshjes, kjo edhe për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të miqëve. Gjithsesi, falë këtij barazimi pa gola, Vëllaznimi vazhdon rrugëtimin katër ndeshje pa humbje.

Hoxha: Na mungoi vetëm goli
Trajneri i Vëllaznimit, Genc Hoxha, pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij e ka dhënë më të mirën në fushën e gjelbër. “Në tentuam gjithçka, por nuk arritëm që të shënojmë. Megjithatë, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në fushë. Mendoj se pjesën më të madhe të lojës, ne kemi dominuar. Ishte rezultat real. Feronikeli ka një skuadër të fortë”, deklaroi Hoxha.

Sejdiu: Vëllaznimi i fortë, tensionet për faj të gjyqtarit
Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, ka pritur që në Gjakovë, do të përballet me një kundërshtar të fortë si Vëllaznimi. Ai mbetet i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në fushë, por atë e shqetësojnë kartonët kuq të pranuar nga Behar Maliqi dhe Isa Emihaziri. “Angazhimi ka qenë në nivel. E kemi pritur një lojë të fortë pasi që Vëllaznimi në ndeshjet e fundit, ka shfaqur lojëra të mira. Loja u tensionua pas një gabimi të gjyqtarit anësor. E keqja e kësaj sfide, ishte fakti se u ndëshkuam me dy kartonë të kuq dhe dy lojtarë nuk do të luajnë në ndeshjet e ardhshme”, pohoi Gani Sejdiu për ‘Super Sport Kosovën’.