Vëllaznimi premton spektakël ndaj Ferronikelit
Atmosfera festive e futbollit në Gjakovë nga java në javë ka filluar të na rikujtojë ditët e lavdishme të futbollit gjakovarë ku në ndeshjet kampionale mbusheshin tribunat e stadiumit të qytetit.
Kështu ka gjasë të jetë edhe të dielën sepse pas barazimit me Gjilanin, Vëllaznimi me 7 pikë të tubuara ka hyrë mes katër skuadrave që kryesojnë tabelën e Superligës së futbollit të Kosovë.
Të dielën prej orës 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë, Vëllaznimi përballet me Feronikelin. Pritet një ndeshje cilësore dhe një atmosferë sportive madhështore.
Futbollistët, shtabi teknik dhe kryesia e klubit kanë ftuar tifozërinë që të mbështesin në mënyrë sportive, skuadrën e zemrës, Vëllaznimin./radiogjakova/