Vëllaznimi rikthehet në Superligë
Klubi nga Gjakova, Vëllaznimi, nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas fitores 3:2 që e arriti ndaj Dukagjinit.
Vëllaznimi zë vendin e dytë me pikë të njëjta me Flamurtarin që zë vendin e parë. Këto skuadra kanë plot 59 pikë.
3 javë na ndajnë para fundit të këtij stinori në Ligën e Parë por tashmë Vëllaznimi duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm në ligën elitare të futbollit kosovar.