.
Published On: Wed, Sep 6th, 2017

Vëllaznimi, Rogova e Vokshi gati për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Share This
Tags

Këtë fundjavë kthehen emocionet e Superligës së Kosovës. Java e tretë e kampionatit elitar kosovar Vëllaznimin e gjen me një fitore ndaj Lirisë dhe një humbje ndaj Drenicës.

Në fakt pas dy jave pushimi të garave, për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Kosovës për Botërorin e Rusisë këtë të diele në Gjakovë, Vëllaznimi pret Vllazninë e Pozharanit.

Do të jetë një ndeshje interesante dhe e rëndësishme për të dyja skuadrat e rikthyera në këtë rang garash e të cilat në këtë kampionat kanë hyrë me përforcime.

Gjatë kësaj periudhe futbollistët kuqezi janë stërvitur me orar të ngjeshur për të qenë sa më të përgatitur për sfidat e ardhshme.

Bëhet e ditur se skuadra gjakovare do të jetë e kompletuar këtë fundjavë, pasi pas lëndimit janë rikthyer për t’u stërvitur sërish me pjesën tjetër të grupit lojtarët Dardan Rogova dhe Ardit Vokshi./radiogjakova/