.
Published On: Sun, Apr 20th, 2014

Vëllaznimi shumë i fortë për Deçanin

Share This
Tags

vellaznimi-Gjakovë-Rreth 1.500 adhurues të futbolit në Gjakovë kanë harruar kohën kur Vëllaznimi ka arritur fitore kaq të lartë, 7-0  siç ngjau të dielen në javën e 20-të të Ligës së parë futbollitike në mes të Vëllaznimit dhe Deçanit.

Në minutën e  17 -të, Butrint Morina pas pranoi një top nga goditja nga këndi, i ndihmuar edhe nga Gjeraj, mposhti poertierin mysafir 1-0.  Shtatë minuta më vonë një aksion i bukur nga krahu i djathtë me protagonist Robert Gjerajn, finalizohet me autogol nga Denis Kasumaj për 2:0.

Sulmuesi Mavlan Zeka është autor i dy golave të bukur në minutën e 32-të dhe 37-të, ndërsa  goli i Gjergj Bushajt me kokë  në minutën e 35-të përmbylli pjesën e parë me rezultat të thellë 5 me 0.

Edhe në pjesën e dytë Vëllaznimi ishte dominoi ndeshjen, por kësaj radhe u shënuan vetëm dy gola. Luigj Buqaj nga një soloaksion në minutën 67-të ngriti rezultatin në 6 me 0, ndërsa rë rezultatin përfuundimtar 7-0 erdhi me golin e Lorik Rudit.

Ndeshjen e radhes Vellaznimi e zhvillon të mërkurën në Lipjan me Ulpianën.