Vëllaznimi vazhdon stërvitjet, kryesia po punon për pagat
Edhe pse pjesa e parë e këtij kampionati ka përfunduar, futbollistët e Vëllaznimit vazhdojnë me përgatitjet për stinorin e ardhshëm. Me një tempo më të ngadalshëm, një herë në dy ditë, futbollistët kuqezinj të udhëhequr nga Genc Hoxha po ushtrojnë në stadiumin e qytetit, për të mbajtur kështu formën fizike për garat e ardhshme.
Në ndërkohë, në kryesinë e klubit po bëjnë përpjekje për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare që u kanë borxh lojtarëve, e në anën tjetër po punojnë për freskimin e klubit me disa futbollistë cilësor në mënyrë që stinori pranveror të jetë akoma më i suksesshëm.
Ndryshe Vëllaznimi pjesën vjeshtore të kampionatit e ka përmbyllur në pozitën e tetë me 19 pikë të fituara./radiogjakova/