Vëllaznimi zyrtarizon Getoar Dragushën, në prova edhe dy brazilianë
Sa më tepër që po afrohet data e fillimit të edicionit të ri të Superligës së futbollit të Kosovës ku bënë pjesë edhe Vëllaznimi, aq me tepër po shtohen përpjekjet e kuqezinjve për një paraqitje sa më të mirë.
Stërvitjet kondicionale dhe taktike nga dy herë në ditë bashkë me zhvillimin e ndeshjeve stërvitore janë pjesë e planit të shtabit teknik dhe kryetrajnerit Ismet Munishi.
Në ndërkohë Vëllaznimi ka bërë publike edhe përforcimet e reja. Getoar Dragusha është emri i ri që do të vesh fanellën e kuqezi. Ai në sezonin e kaluar ka luajtur te Llapi i Podujevës.
Ndërkaq në Gjakovë kanë ardhur në prova dy futbollistë nga Brazili. Djougher Patrick, mesfushor defanziv, i cili ishte lojtar i skuadrës Araxá nga Brazili dhe Leandro Junio një mesfushor ofanziv i cili së fundmi ishte lojtar i Eskişehirspor nga Turqia./radiogjakova/