.
Published On: Mon, Aug 28th, 2017

Vihet gurthemeli për 4 fusha tenisi në Shkugëz

Share This
Tags

Paraditen e së hënës është vënë gurthemeli i nisjes së punimeve në ndërtimin e një kompleksi të fushave të tenisit.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 489 mijë euro, një bashkëfinancim i Ministrisë së Kulturës që ka ndarë një shumë prej 489 mijë euro dhe Komunës së Gjakovës që ka participuar me 29 mijë euro dhe parcelën.

Me këtë rast, në nisjen e punimeve të këtij kompleksi, gurin themeltar e kanë vendosur nënkryetari i komunës, Armend Vokshi, ish-kryetarja e komunës, Mimoza Kusari Lila, si dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Meriton Ferizi.

Ky kompleks do të përmbajë 4 fusha moderne tenisi dhe objektet e tjera përcjellëse sipas standardeve për zhvillimin e ndeshje ndërkombëtare.

Projekti që pritet të përfundojë brenda 18 muajsh po ndërtohet në qendrën rekreative Shkugëza, përkatësisht në një pronë komunale në afërsi të Hotel “La Villa”.

Mungesa e fushave të tenisit ka bërë që teniserët gjakovarë deri më tash të ushtrojnë në salla të mbylluara, ndërsa është dashur të udhëtojnë në qytetet fqinjë që të organizojnë gara të ndryshme. /radiogjakova/