.
Published On: Tue, Jun 6th, 2017

Vijojnë përgatitjet për parkun kulturor “Ali Podrimja”

Share This
Tags

Përgatitjet për realizimin e projektit të parkut kulturor “Ali Podrmija” kanë hyrë në një fazë të re.

Nga java e ardhshme në këte park pritet të fillojë ndërtimi i ekranit me dimenzione 7×4 metra, i cili do të shërbejë për shfaqjen e filmave.

Përpos shfaqjes së filmave tëq ndryshëm, është arritur marrëveshtja edhe për mundësinë e shfaqjes së filmave nga Dokufest dhe AniBar.

Aktivitetet kulturore pritet të fillojnë përgjatë muajit të ardhshëm.

Arbër Lleshi, njëri nga iniciatorët e këtij projekti, përmes organizimit të fushatës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e këtij sheshi, tha se janë grumbulluar 10 mijë euro, ndërsa mbështetje për këte projekt do të japin edhe organizata gjermane GIZ si dhe Ministria e Kulturës.

Parku kulturor “Ali Podrimja”, gjatë kësaj vere, pritet të shndërrohet në një vendtakim të adhuruesve të artit, ndërkohë që synohet që ky projekt të vazhdohet së paku edhe për 3 vitet e ardhshme, gjithmonë nëse do të këte mbështetje për të siguruar fondet e nevojshme.

Ky projekt u inicua nga një grup të rinjësh gjakovarë që kanë për qëllim ta bëjnë Gjakovën një qytet atraktiv për të gjithë banorët e saj dhe të ofrojë një verë të pasur me aktivitete kulturore./radiogjakova/