.
Published On: Thu, Jan 2nd, 2014

Vlerësohet puna e Fuad Zherkës në Suedi

Share This
Tags

zherka-1Landskrona, SUEDI- Muaj më parë në mediat e shkruara dhe elektronike keni pasur rastin të lexoni për “gjakovarin që bëri historinë në Suedi”, ku flitet për vepren e Fuad Zherkës i cili realizoi harten e Suedisë, tashmë simbol i qytetit të Landskronas.

Ditë më parë, Zherkës i është rezervuar një pirtje e veçantë nga kryebashkiaku i Landskronas, Lennart Söderberg ku është nderuar më një diplomë dhe një shpërblim prej 10 mijë krunash për punen e tij.

I kontaktuar nga Radio Gjakova, Zherka është shprehur tejet i lumtur që kontributi i tij në 600-vjetorin e krijimit të Landskronas është vlerësuar kaq shumë. “U ndjeva shumë i priviligjuar nga ngrohtësia e komunës dhe kur pash se ajo ceremoni ishte organizuar veç per mua”, tha Zherka, që në Gjakovë njihet edhe si Laqi.

zherka-

Ai gjithashtu tha se kryebashkiaku Söderberg në emër të insititucionit u shpreh i gtashëm të bashkëpunojë me të edhe në të ardhmen, ndërsa i kanë ofruar edhe një vend pune.

Por, më tepër se kaq, Laqi është gëzuar për diçka tjetër. “Me këtë vepër dërgova në vend amanetin e babait tim Hajrullah Zherka i cili më thoshte gjithmonë: Kudo që të shkosh, mundohu të lësh gjurmë”, tha në fund Zherka./radiogjakova/