.
Published On: Thu, Apr 5th, 2018

Volejboll, Vëllaznimi pret përkrahje nga tifozët për sfidat e “play-off”-it

Share This
Tags

Volejbollistët e Vëllaznimit në fundjavë nisin sfidat për fazën finale që i dërgon në Supërligën e Kosovës në volejboll.

Kuqezinjtë si fitues të grupit Perëndim do të takohen me ekipin e Bresalcit  i pozicionuar në vendin e dytë të grupit Lindje.

Fituesi, pas dy ndeshjeve,  kalon direkt në  elitën e volejbollit kosovar.  Takimi i parë luhet të dielën në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

Në klubin gjakovar thonë se janë shumë të motivuar  dhe shpresojnë në fitore.

Mirëpo  ata kanë nevojë edhe për përkrahjen e tifozëve të cilët i ftojnë për të dielën që të ndihmojnë ekipin për të arritur synimin për një fitore bindëse që në takimin e parë./radiogjakova/