.
Published On: Mon, Oct 7th, 2013

VV-ja prezanton idenë për rivitalizimin e Krenës

Share This
Tags

vv-krenaGjakovë- Në kuadër të shpalosjes së programit  qeverësis komunalë për Gjakovën, Lëvizja Vetëvendosje prezantoi projektin e trajtimit të lumit Krena.

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Arbërie Nagavci tha se Vetëvendosje në platformen e saj programore i jep rëndësi rujatjes së kualiteteve natyrore të qytetit të Gjakovës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh infrastrukturen si luks dhe nuk përqendrohet në infrastrukturen luksoze para se të ndertohet ajo bazike. Në lidhje me këtë ne po shpalosim para jush idenë e projektit të trajtimit të lumit Krena, i cili përmban ndërtimin e kolektorit të ujrave të zeza si dhe trajtimin e brigjeve të lumit Krena, duke e shëndrruar këtë hapsirë në  kualitetin më të rëndesishem natyror brenda Gjakovës”, u shpreh Nagavci.

Kandidati për asamble e komunës së Gjakovës nga Vetëvendosja, arkitekti Visar Haxhibeqiri prezantoi këtë ide të realizuar nga ai dhe në bashkëpunim me dy kandidatët tjerë për Asamble arkitekti Jeton Dalladaku dhe inxhinieri i ndërtimtarisë, Blerim Rexha.

“Që te shpëtohet aseti me i rëndesishem natyror brenda qytetit, lumi Krena, Lëvizja Vetevendosje në qeverisjen lokale do te realizojë kolektorin e ujërave të zeza në të dy brigjet e tij, në një gjatësi totale prej 10 km. Kolektori do te fillojë që nga paralagjja Dardania në veri dhe do të perfundojë në impiantin e pastrimit i cili është i pozicionuar tashmë në jug të qytetit.

“Të dy zonat e qytetit që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Krena do të futen në këtë kolektor, duke e ruajtur atë nga degradimi i mëtutjeshëm, kundërmimi i përhershëm në qytet, por nga ana tjetër edhe duke e bërë shkarkimin e ngarkeses në rrjetin e ujërave të zeza të zonës së qytetit në përgjithësi”, shpjegoi Haxhibeqiri./radiogjakova/