.
Published On: Mon, Feb 17th, 2014

“Yjet” që ‘zbriten’ nga “galaktika” e Realit në Gjakovë

Share This
Tags

lojtaret-cvTë gjithë e kemi nga një sozi diku në botë, por gjasat që ta takosh një ditë teksa ecën rrugëve janë shumë të vogla. Ngjashmëria me dikë tjetër mund të të sjellë telashe, por edhe krenari në rast se ai të cilit i ngjason ka bërë vepra të mira… ose paguhet me miliona për të luajtur futboll.

Tre të rinj nga Gjakova kanë shumë për të thënë vetëm me pamjen e tyre. Bekim Gojani, Valon Zeqa dhe Drilon Byci janë “klone” të tre futbollistëve të Real Madridit. Njëri përngjan fenomenit brazilian, Ronaldo që më nuk është aktiv në futboll, tjetri atij portugez, Cristiano Ronaldos, dhe i treti argjentiansit Di Maria.

Ronaldo portugez dhe brazilian në Gjakovë

Njëri si Ronaldo portugez dhe tjetri si ai brazilian. Janë këta Bekim Gojani dhe Valon Zeqa që rrëfejnë për ngjarjet interesante shkas i së cilës është pikërisht ngjashmëria e tyre me këta dy futbollistë.

Bekim Gojani identifikohet me Cristiano Ronaldon, yllin portugez dhe kjo e bëri atë që para katër vitesh në Durrës ai të bëjë  “lëmsh” qytetin dhe e gjitha kjo vetëm për një foto me Ronaldon. “Mami po e shoh Ronaldon” ishte e gjithë fraza që e nisi këtë tollovi për t’u mledhur shumica e njerëzve brenda hotelit ku po qëndronte Bekimi për pushime.

“I gjithë qyteti u ngrit ne këmbë duke thënë që Ronaldo është në Shqipëri  dhe të gjithë afroheshin për të bërë foto sa më shumë” , rrëfen Bekimi i cili pëlqen Ronaldon, por thotë se më i mirë ka qenë Ronaldinho, ndërsa është tifoz i Manchester United.

gojani-ronaldo

Ngajshmëria e madhe me një Ronaldo tjetër, atë brazilian, e ka bërë Valon Zeqën që në Gjakovë të njihet vetëm me këtë psudonim, kurse emrin e tij të vërtetë ta mbajë vetëm për dokumente. “Emri Valon më ka mbet vetëm në dokumente, kjo pasi të gjithë më thërrasin Ronaldo”, tregon ai, i cili se ka bezdi fare, perkundrazi i vjen shumë mirë nga ky fakt.

E njëjtë sikurse Bekimin, ta ngatërrojnë Valonin është një gjë normale me të cilin ky i fundit është mësuar. Valoni tregon për një moment shumë interesant që i ka ndodhur kur ishte në spital me të ëmën. “Ndër rastet më interesante ishte në spital. Unë isha atje me të ëmën, pasi ajo nuk ishte mirë. Kur më pa doktoresha u çuditë dhe i tha nënës time me habi: ‘Ti je nëna e Ronaldos?’. Të gjithë qeshën”, kujton Zeqa i cili është i lidhur me sportin dhe për rastësi, edhe ky është i gjigandit anglez United, dhe pëlqen Wayne Rooneyn.

zeqa-ronaldo

Di Maria dhe Drilon Byci

Historia vazhdon. Për t’u bindur se disa nga “yjet” e “galaktikës” së Florentino Perezit kanë “rënë” në Gjakovë është sozia i Di Marias, Drilon Byci që sapo ka përfunduar studimet në degën e shkencave kompjuterike.

“Në fillim kanë qenë shoqëria e ngushtë që ma kanë vënë këtë nofkë, por më shumë është vërejtur kur kam ardhur në Tetovë për studime”, tregon për ne Driloni.

byci-maria

“’Hej, Di Maria a po lun a?’, ka qenë fraza që shumë njerëz më kanë thënë kur kam luajtur futboll me shokët” , thotë Driloni i cili se ka fare “mërzi” që tjerët ta identifikojnë me yllin e Realit të Madridit.

“Nuk më pengon fare e besa është kënaqësi e argëtim, sidomos kur Reali luan ndonjë derbi edhe përgjatë lojës shokët me momente më drejtohen ‘hajde Di Maria hin e luj’” , tregon me të qeshur Driloni.

Vetëm një “gjë e vogël” ndryshon mes tre futbollistëve prej vërteti dhe atyre në Gjakovë… këta të fundit nuk paguhen me miliona. Pavarësisht këtij fakti, ata e shijojnë pjesën e sozisë në maksimum, qoftë edhe mes shokësh. /radiogjakova/

Fiona Stuja