.
Published On: Thu, Feb 9th, 2017

Olimpiada e Matematikës

Share This
Tags

Tre nxënës të shkollës nëntëvjeqare “Yll Morina”, kanë dalë me rezulatet më të mira në Olimpiadën Komunale të Matematikës që është mbajtur në shkollën fillore Mazllum Këpuska. Flamur Bakija, Elita Cermjani dhe Sibora Canhasi ka fituar tri vendet e para në garat që janë mbajtur për klasët e nënta. Për klasët e të njëmbëdhjeta, fitues kanë dalë nxënësi Endrit Beqa nga gjimnazi Hajdar Dushi. Po nga kjo shkollë kanë dalë edhe fituesi i vendit të dytë, Marigona Nivokazi. Ndërsa, Arianit Sylafeta nga shkolla Mehmet Akif, ka dalë i treti për pikët e grumbulluara në këtë kategori të nxënësve. Kurse, për klasët e 12-ta, fitues të tri vendeve të para kanë dalë nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi”, Blert Beqa, Visar Buza e Melos Shtaloja. Fituesit e Olimpiadës do të përfaqësojnë Gjakovën në gara republikane me synimin që të përfaqësojnë edhe Kosovën në gara ndërkombëtare.