.
Published On: Thu, Dec 12th, 2013

KQZ certifikon rezultatet

Share This
Tags

kqz-Gjakovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të mërkuren në darkë rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave të Kosovës si dhe rezultatet për asambletë komunale.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se pas konfirmimit të PZAP-së, të Gjykatës Supreme, si dhe të sigurimit të dorëheqjeve nga pozicioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës të atyre kandidatëve që kanë fituar për kryetar komune, janë krijuar kushtet për certifikim.

E ky certifikim hapë rrugën që në një afat shumë të shkurtër kohorë, ndoshta prej dy apo tre ditësh, që dhe kryetarja e re e Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila ta marrë detyrën, duke e zëvendësuar kryetarin e deritashëm Pal Lekaj.

Vet Kusari – Lila ka thënë se do ta pres certifikimin e rezultateve për kryetar dhe për Asamblenë komunale dhe do të fillojë procedurat për ceremoninë e pranim-dorëzimit. E deri sa kjo të ndodhë, mbetet të pritet, njëjtë siç mbetet të pritet edhe disponimi i ish – kryetarit Pal Lekaj për pranimin në zyrë të kryetares së re dhe dorëzimin e detyrës tek ajo./radiogjakova/