Edi Furra publikoi këngën “Hajde gjakovare”
Këngëtari i mirënjohur, Edi Furra, së fundmi publikoi projektin e tij më të ri muzikor “Hajde gjakovare” një dedikim për të gjitha femrat gjakovare.
Fillimisht kënga u promovua në Radio Gjakova, prej nga nis edhe klipi që shoqëron këngën, i cili pjesën më të madhe është realizuar në pjesën e Çarshisë së vjetër.
Furra u shpreh se ka qenë dëshirë e tij që të realizojë një këngë të tillë, arazhmanin e së cilës e ka bërë “Sajmo Production”.
“‘Hajde gjakovare’ është një këngë kushtuar nënave, bashkëshorteve, motrave dhe vajzave. Ndërsa klipi sjell një atmosferë të bukur dhe interesante nga qyteti i Gjakovës”, ka thënë Edi Furra.
Videoklipi është punuar nga produksioni “Ermali” për të cilën Furra shprehet shumë i kënaqur, edhe pse tregoi se kanë kaluar net pa gjumë deri në finalizimin e projektit./radiogjakova/