.
Published On: Thu, Nov 21st, 2013

Muzika është ushqim për shpirtin tim

Share This
Tags

besnik-varakiBesnik Varaki është një tjetër gjakovar që po tregon sukses në formatin “The Voice of Albania”. Paraqitja e tij e parë në “Audicionet e fshehura” i dha mundësinë të zgjedh Elton Deden për trajner, ndërsa në fazen e betejave, konkurretnja që sifdoi Besnikun, Anisa u tregua më e mirë sipas Dedës, duke e lënë të lirë Besnikun për Almen e cila menjëherë e morri atë në skuader.

Për Besnikun ky është vetëm fillimi, ai e vlerëson shumë një format të tillë, për të është mundësia më e mirë që ta vazhdojë rrugëtimin e tij. Në intervisten për Radio Gjakovën, ai tregon më tepër për emocionet e natës kur është zgjedhur dhe për synimet e tij.

Ne presim që kandidatët nga Gjakova në “The Voice of Albania” të dëshmojnë edhe këtë vit që Gjakova  është qytet i kulturës muzikore. Besniku dhe gjakovarët e tjerë veçse kanë treguar që ndjekin hapat e atyre të cilët rrugën e muzikës e kanë nisur shumë më herët e që tashmë kanë lënë gjurmë e emër në këtë fushë.

RGJ: Çfarë eksperience ke pasur më herët me muzikën?
Besnik Varaki: Kam filluar të këndoj si fëmijë thjesht për kënaqësi personale me rrethin e ngushtë të shoqërisë. Krijuam grupin “Purple Leaf”, bënim prova si formë vendtakimi dhe thjesht për të kaluar mirë mes vete, pastaj filluam të mbajmë muzik “live” për shoqërinë më të gjerë, pastaj filluam të pranojmë ftesa nga lokale nate që kishin dëgjuar për ne… Dhe pa e vërejtur muzika po bëhej pjesë e rëndësishme e jetës time dhe ishte diçka që tashmë më flinte në shpirt dhe e bëja me shumë dashuri.

RGJ: Pse vendose të marrësh pjesë në këtë garë dhe pse pikërisht në “The Voice”?
Besnik Varaki: Ka qenë vendim spontan, më pëlqejnë sfidat dhe “The Voice” është vendi i duhur për të sfiduar veten për herë të parë në mënyrë profesionale.

RGJ: Na përshkruaj momentin kur e zgjodhe trajnerin tënd?
Besnik Varaki: Ishte ndjenjë e papërshkrueshme, zëri im bindi trajneret të kthehen duke thënë “unë të zgjedh ty”. Nuk ka fjalë të pershkruhet ai moment.

RGJ:  A e sheh të vështirë depërtimin deri në finale?
Besnik Varaki:  Ajo mbetet të shihet. Besoj dhe shpresoj shumë të jem finalist në “The Voice” e pse jo edhe të fitoj atë. Fundi fundit secili nga ne ka ardhur për fitore.

RGJ: A është muzika prioritet i yti?
Besnik Varaki: Muzika është ushqim i shpirtit. Nëse më pyetni a është muzika ajo që më lumturon? Do përgjigjesha pa hezitim me një po të madhe.

varaki-deda

RGJ: Nga kush e pret përkrahjen më të madhe?
Besnik Varaki: Përkrahje pres nga vet “The Voice”, familja dhe shoqëria, pse jo edhe nga Top Channel.

RGJ: Si po ecin ushtrimet, a janë shumë sfiduese?

Besnik Varaki: Ushtrimet po ecin mirë. Përkundrazi pas çdo ushtrimi fitoj me shumë besim në vete dhe kjo më shtynë dhe më jep forcë të vazhdoj drejt suksesit.

RGJ: Më tutje çfarë projekte ose plane të reja presim nga ju?
Besnik Varaki: Nuk e di. Në të ardhmen do punoj shumë që të kem kontinuitet në drejtimin artistik. Do punoj shumë të realizoj me sukses atë që kam nisur në “The Voice”.

RGJ: Për fund disa fjalë për përkrahësit tu nga Gjakova?
Besnik Varaki: Do të doja t’i falenderoja të gjithë ata që më kanë përkrahur që nga momenti kur  vendosa të konkurroj në “The Voice” duke përfshirë këtu familjen dhe shoqërinë./radiogjakova/

EDEA BLYTA