Valon Shehu mes Shqiperisë dhe Kosovës
Këngëtari Valon Shehu u bë kohë që po ndan jeten e tij mes Shqipërisë dhe Kosovës duke qenë se ai ishte i angazhuar në Top Channel me emisione të ndryshme të këtij televizioni.
Këto ditë është rikthyer në Gjakovë për të marrë pjesë në disa mbrëmje muzikore. Ai ka ndarë kohë që të jetë mysafirë në emisionin “Radioaktiv” të Radio Gjakovës.
Për dëgjuesit, ai ka treguar më shumë rreth aktiviteteve të tij në stinen më të nxehtë të vitit, ndërsa ka arsyetur mungesen nëpër festivale dhe planeve për t’ju rikthyer atyre.
RGJ: Me çfarë po merreni aktualisht ?
Valon Shehu: Për momentin jam i angazhuar me interpretime “live” nëpër mbrëmje muzikore të ndryshme. Nga muaji qershor deri në muajin shtator kam punuar në Shqipëri ndersa tani jam kthyer në Gjakovë sepse jam i ftuar në disa qytete të Kosovës për të kënduar gjatë këtij sezoni.
RGJ: Jeni distancuar pak nga skena e festivaleve, cila është arsyeja?
Valon Shehu: Arsyeja pse unë jam distancuar nga skena e festivaleve është se vitin e kaluar fillova punë në Top Channel dhe kisha shumë angazhime në emisione. Së pari isha ndihmës trajner i Sidrit Bejlerit në “The Voice of Albania” pastaj isha i angazhuar në emisionin “E diel” dhe mendova të bëj një pauzë të shkurtër e të ndalem paksa me paraqitjet e shumta në televizion, ose thënë ndryshe të mos konsumohem.
RGJ: Po këtë vit do të jeni pjesë e ndonjë festivali?
Valon Shehu: Këtë vit kam menduar të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike” që mbahet në muajin nëntor ndërsa pranimi i këngëve bëhet në muajin shtator. Do të fillojë shumë shpejt të punojë për këngën në bashkëpunim me Alban Malen në Tiranë.
RGJ: Cilat janë projektet tuaja gjatë këtij sezoni?
Valon Shehu: Vera është një fluks i madh i punës, ndësa edhe unë si shumica e këngëtarëve jam i angazhuar me projekte të shumta muzikore që zhvillohen në vend. Po presim t’i përfundojmë këto data që i kemi te rezervuara e të fitojme të holla pse jo dhe të përgatitemi me tjera punë në shtator.
RGJ: Më mirë “live” apo “playback”?
Valon Shehu: Interpretimi “live” për mua është më i vlefshëm, por jo vetëm për mua por edhe për çdo artist që ka zë, kjo sepse ke mundësinë e komunikimit dhe me publikun. Unë interpretoj edhe “playback” por nuk ndjehem i lirë ashtu si kur interpretoj “live” sepse ndjehem si robot i bllokuar, i limituar në një mënyrë.
RGJ: Kujt ja dedikon sukseset tuaja në muzikë?
Valon Shehu: Sukseset në muzikë ia dedikoj familjes të cilët më motivuan që të vazhdoj rrugen time që kisha nisur.
RGJ: Ku e shihni veten pas 5 viteve?
Valon Shehu: Pesë vite janë shumë sidomos për moshën tonë sepse çdo vit ndryshojmë por besoj qe në ndonjë skenë jashtë trojeve shqiptare sepse ky është caku.
RGJ: Mesazhi per fund?
Valon Shehu: Mesazhi im për fund është t’a shijojnë këtë verë, të kenë kujdes nga alkooli mos t’a teprojne dhe dëgjoni sa më tepër muzikë “live”./radiogjakova/
Albana Curri