.
Published On: Fri, Oct 6th, 2017

Dushi premton mbështetje për ndërmarrjet komunale

Share This
Tags

Në takimet e fushatës elektorale, kandidati për kryetar nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Edmond Dushit, vizitoi ndërmarrjet komunale “Stacionin e autobusëve”, “Ngrohtoren e qytetit” si dhe “Çabratin”.

Në këto takime u diskutuan mbi gjendjen financiare, sfidat dhe nevojat e këtyre ndërmarrjeve që duhet të adresohen nga qeveria komunale.

Me ketë rast u theksua se problemi më i madh që ndikon në përfomancën e këtyre ndërmarrjeve janë borxhet e papaguara.

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Edmond Dushi është zotuar se me ardhjen tyre në qeverinë komunale do të bëjnë përpjekje maksimale që këto borxhe të paguhen në mënyrë që ndërmarrjet publike komunale të mund të operojnë me efikasitet./radiogjakova/