Ja emrat e 35 asambleistëve të rinj
KQZ publikoi rezultatet përfundimtare të kandidatëve për Asamblenë e Gjakovës duke nxjerrë edhe emrat e 35 këshilltarëve komunalë për legjislaturën e re 4-vjeçare.
Kështu, listën e 9 kandidatëve të AAK-së në Gjakovë e përbëjnë Ardian Gjini, Flamur Fetahaj, Haxhi Sejdiu, Nik Hiseni, pastaj Jusuf Osmani, Shaban Luma, Teuta Pallaska-Milla, Florentina Gjergjaj dhe Saranda Hyseni.
Gjashtë kuvendarët e subjektit politik Alternativa janë Mimoza Kusari Lila, Diana Qarkaxhija, Hekuran Dula, Basri Komoni, Hana Zeka dhe Edi Puka.
Lëvizjen Vetëvendosje do ta përfaqësojnë Driton Çaushi, Agon Batusha, Shpend Kumnova, Mimoza Shala dhe Lirika Komoni.
Sipas listës së KQZ-së 5 asamblesitët e PDK-së janë Hajdar Beqa, Bekim Jupa, Halit Isufi, Dafina Syla-Dina dhe Adelina Shehu-Kola.
Ndërkaq 4 asambleistët e ardhshëm të LDK-së janë Bekim Ermeni, Sadik Hoti, Saranda Hoda dhe Besarta Lekaj.
Listën prej 3 kuvendarëve nga radhët e PSHDK-së e përbëjnë Anton Shala, Zef Komani dhe Arjeta Gjoklaj, ndërkohë që Fazli Hoxha dhe Valentina Alijaj janë kuvendarët e ardhëshëm të Nisma për Kosovës.
AKR-ja në mandantin e ardhshëm do të prezentohet me Edmond Dushin./radiogjakova/