Asambleja, ja si shpërndahen ulëset
Shpërndarja e ulëseve në Asamblenë komunale po ndiqet me interes të madh në komunën e Gjakovës.
Sipas përllogaritjeve zyrtare dhe në bazë të rezultateve preliminare të prezantuara deri më tani nga KQZ, në Asamblenë e Gjakovës do të përfaqësohen 8 parti.
Kështu, AAK do të jetë grupi më i madh me 9 asambleistë, Alternativa do të ketë 6 ulëse, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje nga 5, LDK 4, PSHDK 3, Nisma 2 dhe AKR 1.
Numrat në Asamble do t’i shërbejnë edhe kryetarit të ardhshëm të komunës për të ngritur qeverinë e re lokale dhe për të ndërtuar koalicione në mënyrë që të ketë shumicën edhe në Kuvendin komunal./radiogjakova/