.
Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Çaushi: Fjalët për koalicione apo marrëveshje, të pavërteta

Share This
Tags

Fjalët për koalicione apo ndihmë për ndonjë kandidat apo subjekt tjetër në garë, Driton Çaushi i Vetëvendosjes i ka hedhur poshtë duke thënë se janë thashetheme nga partitë kundërshtare për të dëmtuar atë.

Kandidati i Lëvizjes për kryetar të Gjakovës tha se janë në garë për ta fituar atë vetë dhe jo për të ndihmuar ndonjë kandidat tjetër.

Paraditen e së hënës Çaushi vizitoi tregtarët në pazarin e Dardanisë dhe të Gjakovës, takoi anëtaret e shoqatës “Femra Aktive e Gjakovës” si dhe bëri një tjetër vizitë në Stacionin e Autobusëve.

Çaushi u shpreh se pas ccdo takimi po kuptojnë që qytetarët janë të lodhur nga mashtrimet dhe premtimet e rrejshme të subjekteve e individëve që kanë udhëhequr me Komunën e Gjakovës prej pasluftës.

Ai premtoi punë më të madhe gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes dhe me atë kryetar./radiogjakova/