.
Published On: Thu, Oct 5th, 2017

Çaushi takon personelin mjekësor

Share This
Tags

Mjekë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësorë të komunës së Gjakovës kanë shprehur kërkesat e tyre para kandidatit për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në një takim të përbashkët që u mabjt të mërkurën pasdite.

Para të pranishmëve, Çaushi tha se është i njoftuar me infrastrukturën e rënduar dhe se Komuna ka mundësi të bëjë më shumë.

Çaushi tha se kanë modelin e qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë për trajtimin e shëndetësisë primare, për të cilin tha se do ta bartin edhe në Gjakovë.

Çaushi shtoi se nuk mund të lejojmë që të rrezikohet as jeta e personelit e as ajo e pacientëve. Ai premtoi se Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe fshatra do të rifunksionalizohen dhe do t’i ofrojnë të gjitha shërbimet për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Të pranishmit i thanë Çaushit se përveç infrastrukturës e mungesës së mjeteve, Gjakova ka nevojë edhe për burime njerëzore, saktësisht për mjekë dhe staf sekondar.

Para këtij takimi, kandidatët për Asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje vizituan Qendrat e Mjekësisë Familjare në Bishtazhin, Lipovec dhe Demjan./radiogjakova/