.
Published On: Thu, Sep 28th, 2017

Dushi bashkëbisedon me pjesëtarët e komuniteteve pakicë

Share This
Tags

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Edmond Dushi me kandidatët për Asamble të këtij subjekti dhe aktivistë vizitoi zonat rurale.

Ai u njoftua me me të cilat ballafaqohen pjestarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ankesat e këtyre qytetarëve ishin të drejtuara ndaj institucioneve komunale dhe nevojat ishin kryesisht për kushtet e vështira të jetesës dhe gjendja jo e mirë materiale.

Dushi premtoi se në rast se merr besimin e tyre për udhëheqjen e komunës së Gjakovës për 4 vitet e ardhshme do të jenë më afër tyre dhe do të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.