.
Published On: Fri, Sep 29th, 2017

Dushi me banorët e nëndegës së 8-të

Share This
Tags

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Aleancës Kosova e Re në Gjakovë, Edmond Dushi me anëtarë të kryesisë së kësaj dege, kanë zhvilluar një takim me banorët e nëndegës së 8-të.

Në diskutimet e zhvilluara me këtë rast kanë dominuar çështjet e punësimit, arsimit dhe rinisë, për të cilat të pranishmit kanë kërkuar sqarim kur është fjala tek programi politikë i AKR-së për këto fusha.

“Synojmë të vazhdojmë përkrahjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe të krijojmë lehtësira aq san a lejon ligji mundësi për bizneset e reja që të lriohen nga disa taksa apo obligime që duhet të paguajnë në fillim”, u shpreh Dushi.

Përpos kësaj në këtë takim është bërë edhe prezantimi i kandidatëve të AKR-së në Gjakovë për anëtarë të Kuvendit të Komunës./radiogjakova/