.
Published On: Mon, Sep 25th, 2017

Dushi në Janosh, premton përkrahje edhe për Vëllaznimin

Share This
Tags

Në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës nga dega Aleancës Kosova e Re në Gjakovë , Edmond Dushi i shoqëruar me kandidatët për Kuvendin Komunal dhe bashkëpunëtorë, mbajti takim me banorët e fshatit Janosh.

Në bashkëbisedim me banorët e këtushëm, Dushi është njoftuar për së afërmi me gjendjen në këtë pjesë të komunës , me ç’rast ka dëgjuar brengat e këtyre banorëve që ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga ekonomia, papunësia, bujqësia e të tjera.

Në anën tjetër, duke shpalosur programin e tij për komunën e Gjakovës , Dushi ka potencuar se ka vullnet dhe ekip profesional për ta udhëhequr komunën.

Me këtë rast ai ka thenë se në mandatin e tij, bujqësia dhe rritja e subvencioneve do të jetë ndër prioritetet kryesore .

Përpos kësaj, në vazhdën e takimeve elektorale, Dushi ka vizituar edhe klubin futbollistik Vëllaznimi ku takoi futbollistët dhe zyrtarët e skuadrës.

“Klubit që dha shumë për futbollin kosovar , krahas kësaj edhe shumë legjenda, po i mungon përkrahja e merituar. Vëllaznimi meriton me shumë dhe pjesë e programit tim qeverisës është përkrahja e sportit, ku futet renovimi i stadiumit të qytetit si dhe sigurimi i përkrahjes së qëndrueshme për sportin gjakovar”, tha Dushi në këtë takim./radiogjakova/