.
Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Dushi: Problemet e Gërqinës adresohen gjatë mandatit tim

Share This
Tags

Subjekti politik Aleanca Kosova e Re, dega në Gjakovë, dhe kandidati i saj për kryetar të komunës së Gjakovës, Edmond Dushi, janë ndalur në fshatin Gërqinë.

Në këtë takim, Dushi premtoi përkrahje për zgjidhjen e kërkesave të banorëve të këtushëm.

Në këtë kuadër Dushi, është zotuar për përmirësimin e infrastrukturës në këtë fshat, me theks të posaçëm tek ndërtimi i një Qendre Rinore si dhe të Qerdhës së Fëmijëve.

“Ne bashkëbiseduam me qytetarët e regjionit të Hasit nga të cilët morëm shqetësimet dhe kërkesat e tyre mbi gjendjen e rrugëve, furnizimit me ujë të pijes, mungesën e një Qendre Rinore dhe çerdhes së fëmijëve. Të gjitha këto probleme do të adresohen nga qeveria komunale e AKR-së në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar”, tha Dushi pas takimit./radiogjakova/