.
Published On: Fri, Sep 29th, 2017

Ermeni vijoi fushatën në Molliq, në qytet takoi të rinjtë

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bekim Ermeni ka pasur takime me banorët e fshatit Molliq ku ka prezantuar programin qeverisës të këtij subjekti politik për komunën e Gjakovës.

Me këtë rast banorët kanë mirëpritur programin qeverisës të kandidatit Ermeni për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.

Po ashtu mbështetje e fuqishme i është dhënë edhe kandidatit të zonës Selim Zymberi.

“Mobilizimi në Rekën e Keqe dhe në nëndegën e Molliqit është garancë e fuqishme për fitoren e LDK-së dhe qeverisjen e saj”, ka thënë Ermeni.

“Reka e Keqe mbështet dhe do të punon me intensitet të shtuar për fitoren e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës zotohet se do të kthen besimin e dhënë, ashtu siç ka bërë gjithmonë”, ka shtuar më pas Ermeni.

Ndërkohë gjatë së enjte strukturat e LDK-së në Gjakovë kanë mbajtur takim edhe me të rinj ku është diskutuar rreth problemeve me të cilat ballafaqohen qytetaret e Gjakovës sidomos brezi ri,

Në këtë takim u prezantuan edhe kandidatët për Asamble nga LDK, Kaltrina Zherka e Besfort Muhaxhiri/radiogjakova/