Gjini: Oferta e AAK-së, më e mira për Gjakovën
Kandidati për kryetar nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, takuar banorët e nëndegës së shtatë ku shprehu besimin se ai dhe partia e tij do të qeverisin me Gjakovën për katër vitet e ardhshme.
“Lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është oferta më e mirë për qytetarët e Gjakovës dhe ajo është garancë se AAK-ja do të del fituese në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, u shpreh ai.
Para se të vazhdonte me shpalosjen e objektivave të këtij subjekti politik, Gjini tha se ka kominikuar me kryeministrin Hardinaj dhe e ka njoftuar se për projektin e zgjerimit të rrugës në aksin Gjakovë-Klinë ka filluar të bëhen hapa konkretë.
Në anën tjetër anëtarja e parlamentit të Kosovës, Teuta Haxhia, është shprehur se AAK-ja në Gjakovë do të fitojëi pa balotazh.
Në këtë takim foli edhe kandidati nëndegës së shtatë në listën e AAK-së për kuvendarë të komunës, Bujar Domi, ndërkohë që i gjithë takimi ka përfunduar me një bashkëbisedim me të pranishmit./radiogjakova/