.
Published On: Thu, Oct 5th, 2017

Gjini prezanton programin para banorëve të lagjes “Gecë”

Share This
Tags

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një takim të degës së AAK-së me banorët e lagjes “Gecë” ka thënë se ka ardhur koha që Gjakova të jetë në qendër të vëmendjes së pushtetit qendror.

“Ka ardhur koha që Kosova t’ia kthejë borxhin Gjakovës duke sjellë projekte të rëndësishme dhe kjo do të ndodhë sigurisht gjatë qeverisjës së Ramush Haradinajt dhe me Ardian Gjinin kryetar të Gjakovës”, u shpreh Lekaj.

Në këtë takim ka folur edhe kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardina Gjini, i cili ndër të tjera ka thenë se njerëzit që jetojnë në këte komunë duhët të jenë sa më shumë të bashkuar.

“Që ta shndërrojmë Gjakovën në një vend më të mirë duhet që të qëndrojmë të gjithë bashkë. Nuk kemi nevojë për ndasi, sidomos fshat-qytet, mos të shkaktojmë përçarje për disa vota”, tha Gjini.

Duke preznatuar listën për kandidatët për Asamble komunale, ai tha se kjo listë është pikërisht ajo që thotë, bashkim i njerëzve pavarëisht vendit të lindjes.