.
Published On: Mon, Oct 2nd, 2017

Gjini shpalos programin e tij në Rracaj

Share This
Tags

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjakovë, vijoi fushatën me një takim në nëndegën e parë të qytetit dhe në fshatin Rracaj.

Ardian Gjini shpalosi pjesë të programit të tij politik për komunën, ndërsa ftoi që të votohen edhe kandidatët për Asamble komunale të kësaj partie.

“Aleanca e ka motiv parësor bashkimin e njerëzve në komunën tonë, prandaj kemi punuar në përzgjedhjen e kujdesshme të kandidatëve nga qyteti dhe fshatrat, duke veçuar se në listë janë përfaqësuar mosha dhe profesione nga më të ndryshmet, gra dhe burra me kredibilitet moral dhe të respektuar nga komuniteti ku jetojnë”, u shpreh Gjini.

Në këtë tubim me qytetarë ka folur edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili ka premtuar më shumë investime në Gjakovë.

“Do të jemi në mbështetje të çdo projekti i cili ka impakt zhvillimor për Gjakovën tonë, prandaj kërkojmë që t’i jepni shpirt këtij ndryshimi me votën tuaj me 22 tetor”, tha Lekaj./radiogjakova/