.
Published On: Fri, Sep 29th, 2017

Gjini takon banorë e biznese në qytet e Osek Hylë

Share This
Tags

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Osek Hylë të Gjakovës.

Para të pranishmëve, kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga ky subjelt politik, Ardian Gjini, ka bërë prezentimin e një pjesë të programit zgjedhor të AAK-së për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Po ashtu, ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të banorëve të këtij fshati ku është zotuar se do të kenë mbështetjen e tij nëse vjen në krye të komunës së Gjakovës.

Kandidati i AAK-së për kryetar ka vizituar edhe disa biznese që veprojnë gjatë vijës së qendrës së qytetit si dhe ka takuar banorë në lagje të ndryshme në qytet ku për nga afër i njoftoi me programin e tij qeverisës./radiogjakova/