.
Published On: Mon, Oct 2nd, 2017

Hoti premton zhvillim të bujqësisë

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ramadan Hoti, ka mbajtur takime të ndara me banorët e fshatrave Vogovë, Marmull dhe Botushë.

Para të pranishmëve, Hoti prezantoi programin e tij zgjedhor. Në këto fshatra, Hoti tha se nën udhëheqjen e tij do të kujdeset që të krijojë kushte më të mira për të gjithë banorët.

Ai premtoi rrugë të reja, ujë 24 orë, ndriçim publik, arsim cilësor, shërbim efikas dhe zhvillim të bujqësisë.

Në këto takime, kandidati i PDK për kryetar ftoi që të votohen edhe kandidatët për Asamble komunale nga kjo parti, për të cilët tha se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës./radiogjakova/