Hoti takon banorët e fshatit Goden
Ramadan Hoti ka vazhduar fushatën në fshatin Goden. Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga PDK me bashkëpunëtorë dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina takuan banorët e këtij fshati.
Pasi dëgjoi kërkesat e tyre, Hoti premtoi se ato do të shqyrtohen me prioritet. Hoti shtoi se Godenit do t’i kthehet shpresa falë projekteve që ka për këtë zonë.
Duke folur për programin e tij qeverisës, Hoti tha se ka për bazë interesat e qytetarit, duke garantuar se i vetmi koalicion për të është kontrata e përbashkët me qytetarët e komunës së Gjakovës./radiogjakova/