.
Published On: Fri, Sep 29th, 2017

Hoxha në QKMF, në Çarshi takon zejtarët

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale me takime në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe me zejtarët në Çarshinë e Madhe.

Hoxha në takim me menaxhmentin e QKMF-së ka thënë se shëndetësia është një nga prioritetet e tij.

“Shëndetësia është një nga shtyllat kryesore të një vendi, andaj përmirësimi i infrastrukturës në institucionet shëndetësore si dhe avancimi i sistemit të shëndetësisë janë dy nga kriteret të cilat do të realizohen në Gjakovë gjatë qeverisjes së Nisma për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Hoxha gjatë vizitës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ndërkaq në takime me zejtarët u premtoi se në komunën e Gjakovës gjatë qeverisjes së Nismës do të mbulohen të gjitha shpenzimet e qirasë për të gjitha dyqanet e zejtarisë./radiogjakova/