.
Published On: Sat, Sep 30th, 2017

Hoxha premton menaxhim më të mirë të parkingjeve

Share This
Tags

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e subjektit politik Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha, në kuadër të fushatës zgjedhore ka inspektuar parkingjet nëpër qytet.

Hoxha ka thënë se në programin e tyre qeverisës parasheh përmirësimin e menaxhimit të parkingjeve.

Kandidati i Nismës, Hoxha është shprehur se nga mungesa e këtij menaxhimi, drejtuesit e mjeteve detyrohen të parkojnë në vende të papërshtatshme.

Në këtë aktivitet nëpër rrugët e qytetit të Gjakovës, Hoxha është shoqëruar edhe nga kandidatë të kësaj partie për anëtarë të Asamblesë komunale.