Kusari-Lila: Ne qeverisim ndershëm
Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar mbështetje nga qytetarët e Bashkësisë së I-rë lokale, për të vazhduar edhe për katër vite të udhëheqë me komunën e Gjakovës.
Me këtë rast ajo ka thënë se duhet vazhduar me qeverisje të ndershme, për përparim, për barazi dhe zhvillim të mirëfilltë të komunës së Gjakovës.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda. Banorët e kësaj bashkësi, që është më e madhja në komunën e Gjakovës, janë njoftuar edhe më kandidatët e Alternativës, që do të përfaqësojnë këtë pjesë në Kuvendin Komunal.
Kusari-Lila ka vizituar edhe fshatin Korenicë, ku është takuar me banorët e këtij lokaliteti. Po ashtu, ajo vizitoi edhe lagjen Pepaj në Brekoc. Këtu Kusari-Lila ka thënë se në katër vitet e ardhshme, do përmbyllen projektet në infrastrukturë dhe do vazhdohet me projektet zhvillimore të Komunës së Gjakovës./radiogjakova/