.
Published On: Fri, Sep 29th, 2017

Kusari-Lila: Për 4 vite Gjakova ia doli pa mbështetjen e Qeverisë

Share This
Tags

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka mbajtur një takim me banorët e bashkësive lokale 7, 8 dhe 10 në shkollën “Fehmi Agani”.

Në këtë takim, Kusari-Lila tha se qeverisja e saj nuk e ka pasur në axhendën e saj hakmarrjen ndaj atyre që nuk e kanë votuar, siç mund të ketë ndodhur me qeverisjet e kaluara.

“Nuk i jemi hakmarrë askujt, nuk kemi thënë kjo zonë nuk na ka votuar dhe nuk do të investojmë, jo nuk është qeverisja kështu. Të jeni të sigurtë se kemi bërë maksimumin në rrethanat që kemi qenë, falë mbështetjes se donatorëve”, tha Kusari-Lila.

Ish-kryetarja e Gjakovës në mandatin e kaluar edhe njëherë foli për vështirësitë në bashkëpunimin mes institucionit që drejtoi dhe Qeverisë së Kosovës.

“Gjatë 4 viteve të kaluara Gjakova i ka treguar qeverisë se mundet pa të, tani Gjakova duhet t’i tregojë Qeverisë ata duhet të bëjnë pa të. Disa nuk kanë drejtë të thonë se ne duhet të marrim pushtetin se do ta lidhim Gjakovën me Qeverinë. Jo s’kemi nevojë për këtë lidhje se është lidhje e mbrapshtë”, vijoi Kusari-Lila.

Gjatë së enjtes, kryetarja e Alternativës vizitoi shoqatën e grave “Medica Gjakova” ku përgëzoi udhëheqësinë e shoqatës për punën dhe angazhimin me gratë viktima civile të luftës./radiogjakova/