Kusari-Lila takon pensionistët
Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, priti në një takim të përbashkët pensionistët e Gjakovës me të cilët ka bashkëbiseduar rreth qeverisjes 4-vjeçare si dhe planet për programin e ardhshëm qeverisës.
Kusari-Lila theksoi se edhe përkundër vështirësive të shumta të qeverisjes lokale dhe mos përkrahjes nga qeveria e Kosovës, ne kemi arritur të bëjmë projekte madhore në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës.
Para të pranishmëve ajo ka prezantuar edhe listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale nga Alternativa për të cilën ka thënë që është lista më e mirë dhe gjithëpërfshirëse që ka prezantuar ndonjë subjekt politik deri më tani.