.
Published On: Mon, Oct 2nd, 2017

Kusari në Moglicë, premton mbështetje edhe për sportistët

Share This
Tags

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, qëndroi në fshatin Moglic, ku takoi banorët e këtij fshati.

Para të pranishmëve, ajo shfaqi bindjen se puna dhe angazhimi për finalizimin e suksesit për Gjakovën do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera.

“Fshati Moglic si lokalitet i rëndësishëm në Komunën e Gjakovës, do të përfitojë shumë me ndërtimin e urës së re, ndërtimin e stazave të ecjes për në Shkugëz, si dhe me projektin e hyrje-daljeve e cila përfshin daljen drejt Shqipërisë”, tha Kusari-Lila.

Ish-kryetarja e Gjakovës vizitoi edhe autoklubin HCR Gjakova dhe klubet futbollistike Rilindja e Kosovës dhe Dushkaja ku premtoi mbështetje të vazhdueshme të klubeve sportive.

Moti me diell që mbretëroi gjatë së dielës, Kusari-Lila e shfrytëzoi për të mbjellë fidane në hapësirat e parkut të madh të qytetit, iniciativë kjo që u përkrah edhe nga disa qytetarë.

Kusari Lila tha se projekti i parkut do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018, ku për pjesën tjetër janë paraparë të investohen edhe 120 mijë euro.