.
Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Limaj: Hoxha, kandidati ideal për Gjakovën

Share This
Tags

Dega e Nismës në Gjakovë ka organizuar një tubim me banorë të Dushkajës në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të kësaj partie nga niveli qendror.

Me këtë rast, lideri i Nisma-s për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma ia ka ofruar qytetarëve të Gjakovës një kandidat ideal për të drejtuar këtë komunë.

“Nisma ua ka ofruar mundësinë qytetarëve të Gjakovës që të votojnë një kandidat të dëshmuar, e tash është në dorën e qytetarëve të kësaj komune t’i shkojnë prapa ose jo. Fazli Hoxha është i gatshëm t’i shërbeje vendit të vet. Hoxha ka çka t’i jep Gjakovës dhe Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Gjakovës, Hoxha, tha se duke e votuar atë më 22 tetorm qytetarët do t’i thonë po mirëqenies dhe qeverisjes së mirë të Nismës.

Ai tha se ka ardhur koha që qytetarët e Gjakovës të ndëshkojnë me votë të gjithë ata që nuk kanë mbajtur premtimet e tyre.

“Ndër prioritet kemi planifikuar që të përfundoj infrastruktura, që ka mbetur rreth 30 përqind pa përfunduar. Kemi planifikuar dixhitalizimin e sistemit të shëndetësisë. Ndër prioritetet tona është edhe lirimi i të gjitha bizneseve që mbështesin klubet e futbollit. Kemi planifikuar të mbjellim drunj të ndryshëm dhe më të mos quhet ‘Gjakova e kuqe’, por ‘Gjakova e gjelbër’”, tha ai./radiogjakova/