.
Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Më shumë votues se banorë

Share This
Tags

Numri i votuesve në Gjakovë është më i lartë se numri i banorëve në bazë të regjistrimit të popullësisë.

Mbi 113 mijë qytetarë të Gjakovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndonëse në komunën tonë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, jetojnë 95 mijë banorë. Kjo i bie që të ketë rreth 18 mijë votues më shumë se banorë.

I njëjti problem, ku ka më shumë votues se banorë, vërehet edhe në 28 komuna të tjera të Kosovës.

Anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor thonë se kjo ndodh për shkak se në listat e votuesve figurojnë edhe pjesëtarë të diasporës, ndonëse në Kosovë që nga paslufta janë organizuar disa procese zgjedhore lokale e qendrore dhe problemet mbesin të njëjta.

Ekspertë të çështjeve zgjedhore tërheqin vërejtjen dhe thonë se mospastrimi i listave të votuesve lejon hapësirë për dyshime për manipulime në zgjedhje.